Pep Guardiola ka vendosur ta largojë portierin Claudio Bravo nga Manchester City. Reprezentuesi kilian është i pakënaqur me statusin e rezervistit te skuadra nga Etihad Stadium.

Andaj, mediat angleze raportojnë se e ardhmja e tij është larg ekipit të Manchester Cityt. Guardiola e ka lejuar Bravon që ta fillojë kërkimin për një klub të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.