Lideri i deritanishëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga foltorja në Kongresin e partisë paralajmëroi se do të iniciohet Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prill.
“Rrahja në Kuvend ishte gabim i madh, edhe pse ishte skenë e krijuar nga partitë në pushtet. E dija se çfarë do pason, do të krijohej percepcioni se VMRO-DPMNE është fajtore dhe për këtë kam reaguar ashpër që atë natë. Janë të nevojshme Ligje për amnisti dhe për pajtim. Duhet, edhe BDI e dinë këtë përshkak se kishte amnisti për vepra më të rënda. Këtë edhe Zaev duhet ta dij, edhe përkundër dhimbjes”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se VMRO po përgatit Ligj për amnisti.
Gruevski u zgjodh kryetar nderi i partisë.