Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, dorëheqja e parevokueshme e të cilit sot u konfirmua në ditën e dytë të Kongresit të 16-të të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së që po mbahet në Valandovë, si një prej arsyeve për humbjen në zgjedhjet lokale e theksoi mungesën e besnikërisë, gjegjësisht, siç tha, tradhtinë e njerëzve të partisë.

“Edhe në takimet e mia me kandidatët për kryetarë komunash pas zgjedhjeve dhe atyre të cilët fituan dhe atyre të cilët humbën dhe në takimet e mia me kryetarët e KK dhe në takimin me grupin e veteranëve të partisë dhe në materialet me shkrim të cilat kanë ardhur nga tërë Maqedonia për qëllimet e kësaj analize dominon fjala tradhti. Ndjenja dhe informacionet nga të gjitha palët ishte se pas një periudhe të gjatë kohore, një numër i madh i funksionarëve tanë në nivele të ndryshe nga motive dhe qëllime të ndryshme kanë kryer tradhti klasike ndaj partisë dhe kjo ka pjesë të konsiderueshme në rezultatin përfundimtar”, tha Gruevski, duke folur për pretendimet pas Raportit të Grupit të punës për analizën e zgjedhjeve që para dy ditësh e miratoi Komiteti Qendror.