Nikolla Gruevski gjatë fjalimit të tij në ditën e dytë të Kongresit të VMRO-DPMNE-së tha se i vjen keq që Kongresi po zhvillohet në momente kur partia është e sulmuar nga jashtë por edhe nga brenda.
“Unë udhëheq këtë parti prej  14 vitesh dhe në këto 14 vjet patëm 10 fitore në zgjedhje të përgjithshme dhe lokale. Në këto vite të suksesshme kam dhënë tërë kohën time për partinë dhe shtetin, duke hequr dorë nga shumë momente më të mira familjare, duke u nënshtruar momenteve të stresit dhe momenteve jo të mira. Kam mbetur i fortë dhe stabil gjatë goditjeve më të rënda, por më vjen rëndë kur brenda natës shoh sjellje të tillë nga bashkëpunëtorët e mi të cilët janë nën presion”, ka thënë Gruevski