Në gjykimin për “Trajektorja” kishte një moment të pazakontë ku vetë prokurorja tha se bisedat ka mundësi të jenë të manipuluara dhe kontaminuara, gjegjësisht se mundet në të të ngjiten pjesë, deklaroi Nikolla Gruevski para Gjykatës Penale, duke e komentuar dyshimet e prokurores Lile Stefanova nga PPS në seancën e sotme për këtë rast.

Theksoi se ky është detaj interesant, i cili i konfirmon dyshimet për bisedat e përgjuara prej paraprakisht.

“Në pajtim me nenin 12, alineja 2 nga Ligji për procedurë penale ato materiale të krijuara nuk mund të jenë dëshmi në procedurë gjyqësore. Por nën presion të pushtetit Gjykata e Apelit në gusht solli vendim të kundërt, të njëjtat të shfrytëzohen si dëshmi”, tha Gruevski.

Edhe krahas kësaj, siç theksoi, avokatët tonë kërkuan t’i kenë dhe morën përgjigje se nuk mundet për arsye se nëse i marrin mund të kontaminohen.

Lidhur me gjykimin e dytë për “Dhunën në Qendër”, Guevski tha se para se kushdo që ta marrë fjalën vetë gjykatësja tha se nuk janë përmbushur kushtet ligjore të mbahet, për shkak se nuk kanë kamera të cilat janë marrë për gjykim tjetër më karakter më të rëndë.

Gruevski deklaroi se bëhet fjalë për maltretim të të gjithëve për proces të montuar politik nga prokuroria e cila ka qëllime politike.

Ish kryetari i Qytetit të Shkupit Andrej Zhernovski, si cili paraqitet si i dëmtuar në “Dhunën në Qendër” theksoi se mbrojtja e Gruevskit i shfrytëzoi të gjitha mjetet e nevojshme të shtyhen gjykimet.

Gjykimi për “Dhunën në Qendër” sot u shty, sepse salla gjyqësore nuk kishte kamera, të cilët duhej audio dhe vizualisht ta xhirojnë seancën.