Sot (19.12.2017), kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, mori pjesë në Konferencën me temë: “Rruga e Republikës së Maqedonisë – fillim i ri, kthimi në rrugën e BE-së dhe shembull për ndërtimin e raporteve të mira në rajon”, në organizim të Institutit Progres për Demokraci Sociale.

Konferenca ishte koncipuar në tri panel diskutime me 10 folës.

Fjalim hyrës në kornizat e panelit të parë kushtuar reformave dhe politikave për ndërtimin e besimit në Maqedoni kishin z. Grubi së bashku me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev dhe z. Sasho Ordanovski, analist politik.

Në shtojcë të këtij njoftimi është fjalimi hyrës i kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Artan Grubi.