Deputeti i BDI-së, Artan Grubi sërish ka dal me një postim në facebook duke informuar për miratimin e një ligji që është pjesë e raportit të Pribesë, për realizimin e reformave. Por ai nuk ka lënë pa thumbuar Aleancën dhe Lëvizjen BESA duke i pagëzuar si koalicion me VMRO-në.

“Sot e miratuam Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të RM. Ky ligj reformues rrjedh nga rekomandimet e Pribesë dhe të komisionit të Venecias. Koalicioni opozitar Aleancë me Besë dhe VMRO nuk e përkrahën këtë ligj shumë të rëndësishëm dhe nuk u paraqitën fare në seancë.”, ka shkruar Grubi, i cili ditëve të fundit ka shenjtëruar me akuza edhe liderin e ASH-së, Ziadin Sela.