Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn, me ç’rast u diskutua për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit.

Deputeti Grubi, thuhet në kumtesën e Komisionit për çështje evropaine, e njoftoi eurodeputetin Flenkeshtajn rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj.

Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e kërkoi nga Flenkeshtajn.

Grubi e ftoi bashkëbiseduesin ta vizitojë Shkupin në muajin shkurt për konferencën e komisioneve evropiane nga parlamentet e vendeve të rajonit