Deputeti i BDI-së dhe shefi i shtabit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, Artan Grubi ka thënë se BDI-ja e ka caktuar se kujt do ti besohet posti i zëvendësministrit të arsimit.

“Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës do të jetë Arbër Ademi, ndërsa Aleancës të Shqiptarëve i është ofruar që të udhëheqë reformat, por për fat të keq kërkohet diçka tjetër që nuk është pjesë e Programit të qeverisë”, tha sot Artan Grubi nga BDI.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës “Rruga e Republikës së Maqedonisë”, Grubi theksoi se sipas BDI-së, gjithçka lidhur me përbërjen e Qeverisë ishte e mbyllur.

“Situata është zgjidhur, shumica parlamentare është e qëndrueshme edhe pa edhe me partinë e Zijadin Selës”, thekson Grubi.