Dihet botërisht se lindja e fëmijës është mrekulli, kurse nganjëherë shndërrohet në fenomen. Një mrekulli e tillë ka ndodhur në spitalin e gjinekologjisë në Hong Kong, ku një nënë humbi jetën pasi solli në jetë një djalë të shëndoshë.

Sipas mjekëve që kanë asistuar në lindje, gruaja befasisht humbi jetën. Askush nuk e dinte shkakun e vdekjes, dhe kështu bën të pamundurën që ta rikthejnë në jetë. Madje edhe biri i saj filloi t’ju “ndihmojë”, transmeton Telegrafi.

Por ajo çfarë bëri më pas ky vogëlush është thjesht mrekulli. Siç raporton televizioni NTD nga New York-u, vogëlushi i kishte vënë dorën në ballë nënësm dhe filloi t’i qajë në vesh.

Pas disa sekondave, nëna e tij hapi sytë, dhe duket se vaji i birit e riktheu në jetë. Dhe kur hapi sytë dhe e pa të birin, ajo i tha “tung” për herë të parë.