Kim Anami bën ushtrime me pjesët e saj intime duke ngritur pasha të rënda. Ajo thotë se në këtë mënyrë, forcon muskujt vaginalë dhe është një mënyrë e mirë për të mbajtur larg depresionin. Kjo metodë e ushtrimit mund te jetë një zëvendësuese e Botoksit.

Një gjinekolog thekson se kjo praktikë rrit ndjeshmërinë gjatë aktit seksual. Me shumë siguri një femër që ushtron muskujt vaginalë mund të arrijë në orgazëm më shpejt se partneri i saj.

Ai siguron se muskujt e vaginës janë shumë të fortë dhe mund të realizojnë koto ushtrime pa shkaktuar asnjë problem shëndetësor.

Kim nuk ka limite në objektet që ngre. Ajo ushtrohet prej vitesh dhe ka provuar të mbajë me vaginën e saj arrë kokosi, objektet e peshëngritjes, fruta tropikale, abazhurë, etj.

Sipas gjinekologëve, këto ushtrime kanë asgjë të jashtëzakonshme. Muskujt vaginalë mund të stërviten si të gjithë muskujt e çdo pjese tjetër të trupit.