Ne Greqi është arrestuar edhe një përson pjesë e bandës së 1.6 tonëve hashash që po shkonte drejt Stambollit. Sipas njoftime te mediave ne Greqi  është ndaluar, një shtetas shqiptar si pjese e grupit që trafikoi 1,6 ton kanabis. 29 vjecari u arrestua ne lagjen “Dafni” të Athinës. Policia sekuestroi dy celularë dhe një tablet si mjete komunikimi me grupin e trafikanteve.

Nga hetimet rezulton se grupi mafioz e kishte qendrën në Athinë. Bosi i grupit është një shqiptar, por në të rol të rëndësishëm kanë edhe disa biznesmenë të njohur grekë. Grupi trafikonte tonelata me kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, Greqisë deri edhe Turqisë.

1.6 ton drogë që u kapën në mes të muajit nëntor, kishin destinacion Stambollin. Sasia e kanabisit që u kap në një gomone pas një aksioni te policiosë grekendërkohë që gjatë përndjekjes trafikantët kishin flakur në det paketa me drogë, armë dhe sende të tjera që mund të shëbenin si prova rënduese.