Gratë janë më pak të lumtura se burrat deri në moshën 85 vjeçare, sipas një anketimi nga NHS.

Sipas psikiatërve, kjo mund të jetë pasi që ato tashmë janë të veja në atë moshë, raporton The Times.

Anketimi i 8 mijë britanikëve po ashtu zbuloi se gratë janë më të prirura se burrat që t’i raportojnë problemet e rënda shëndetësore gjatë jetës së tyre.

Sipas Kate Lovett, dekane e Kolegjit Mbretëror të Psikiatrisë, gratë në përgjithësi mund të jenë më të palumtura se burrat sepse ndjehen të rënduara nga përgjegjësitë shtëpiake.

Kjo mund të reduktohet në moshë të shtyrë, pasi që fëmiëjt e tyre rriten, dhe ato nuk e ndjejnë më detyrën e njëjtë të përkujdesjes.