Natën e kaluar rreth orës 20 e 40 minuta, tre burra të panjohur të maskuar, prej të cilëve njëri i armatosur me një armë, kanë kryer vjedhje në shtëpinë e 67-vjeçarit R.R nga Gostivari, e vendosur në  lagjen “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar, transmeton TetovaSot.

Pasi i kanë rënë ziles, i moshuari ka menduar se është djali i tij, ka shkuar tek dera, dhe e ka hapur ku njëri prej tyre e ka goditur me grusht në fytyrë, dhe ai ka ra, por shpejt është ngritur dhe është përpjekur për t’i rezistuar. Njëri prej tyre me një armë në dorë ka qëlluar një plumb dhe e ka goditur në këmbën e tij të djathtë, duke i shkaktuar një plagë, dhe pastaj të tre personat kanë ikur nga nga shtëpia, njofton SPB-Tetovë.

I plagosuri R.E. është transferuar në spitalin e Gostivarit, dhe pas ndihmës mjekësore është transferuar në klinikat e Shkupit.

Prokurori Publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Policisë së Tetovës-Gostivar kanë kryer një inspektim të plotë dhe do të marrin masa për të sqaruar të raportuarin dhe për kapjen e autorëve./TetovaSot/