Një person i armatosur mbrëmë ka hyrë në një barnatore në lagjen Vllae në Shkup, dhe duke kërcënuar dhe kërkuar ilaçe dhe paratë. Ai duke bërtitur ka theksuar se këtë po e bën për shkak të nënës së tij të sëmurë dhe se nuk ka para për ta shëruar.

Policia më vonë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe se është vënë në kërkim të grabitësit. Sipas MPB-së, grabitja ka ndodhur në ora 21.20 në barnatoren Zegin në lagjen Vllae të Shkupit. Së fundi janë shtuar grabitjet në disa zona të Shkupit.