Albina Alushi Iseini mbron me rezultat të lartë magjistraturën në FON University. Albina Alushi Iseini, 25 vjeçare nga qyteti i Gostivarit, ka mbrojtur me rezultat të lartë temën e masterit me titull: “Përgjegjësia e kontraktuar në të drejtën dhe praktikën gjyqësore të Republikës së Maqedonisë”.

Ajo ka magjistruar në Fakultetin Juridik, pranë Univerzitetit Fon. Temën e masterit, Albina Alushi Iseini e ka mbrojtur para komisionit në përbërje të: Prof.dr. Temelko Risteski(anëtar),prof.dr Osman Kadriu (anëtar)dhe prof.dr Zinet Asani (mentore). Albina Alushi Iseini shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin e Gostivarit, ndërsa filloren në shkollën “Përparimi” në fshatin Ҫegran.