Pa zgjidhje konkrete dhe me paralajmërim për edhe një takim, përfundoi takimi midis kryetarit të Këshillit Nasir Musliu dhe përfaqësuesve të administratës komunale, i iniciuar pas ndërprerjes së mësimit në një shkollë fillore dhe revoltit të kuadrit arsimor për shkak të pagës së papaguar të nëntorit.

Organizata sindikale e punonjësve arsimorë do të presë rezultatin nga takimet në komunë dhe paralajmërojnë hapa më radikal në qoftë se nuk gjendet mënyrë që pagat t’u jepen deri të mërkurën.

“Nga kryetari i Këshillit mora bindje se shumica është e disponuar që ta mbështesë vendimin për pagesë. Disponimi ekziston edhe tek administrata, por kur do të caktohet seancë e jashtëzakonshme, nuk kam informatë. Grupi ynë pesëanëtarësh është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e sindikatës dhe autoritetet komunale”, deklaroi për MIA-n Tafa Ameti, kryetar i sindikatës rajonale.

Ameti përkujtoi se gjendja po bëhet serioze posaçërisht për shkak të asaj që një numër i madh i anëtarësisë ka marrë kredi, ndërsa vijnë edhe festat. Në komunën e Gostivarit ka rreth një mijë të punësuar në sektorin e arsimit.

Problemi rreth pagave u paraqit me mospranimin e propozim-vendimit për ribalanc të buxhetit komunal, në seancën e fundit.

Pagesa e pagave për të punësuarit në arsim bëhet me mjete nga të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe dhjetë për qind nga buxheti komunal. Të hollat nga Ministria kanë mbërritur, por nuk është realizuar ribalanc i buxhetit të komunës. Pikërisht vendimi për ribalanc të buxhetit për arsim ishte objekt i përplasjeve midis shumicës në Këshill dhe pushtetit lokal në seancën e fundit.

Nga komuna e Gostivarit, përmes shërbimit për informim, paralajmëruan se së shpejti do të ketë edhe një takim në të cilin do të shqyrtohen të gjithë pikat problematike dhe të konvokohet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit. Për këtë arsye, siç thanë, ka pasur vullnet dhe kapacitet dhe seancë të mbahet.