Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme që të lë në burg tre persona, të cilët u përfshinë në ngjarjen e 18 shtatori, ku një makinë policie u godit nga një mjet i blinduar.

Siç bëhet e ditur, gjykata ka lënë në burg Valmir Dedja, Aleks Pupuleku dhe Ledio Zabeli, ndërsa për Enea Bekteshin dhe Kelmedn Xhaferrin pritet të vendoset masa në ditët në vijim.

Ngjara që ndodhi në Elbasan shkaktoi furtunë në policinë e këtij qytetit, ku u shkarkuan të gjithë zyrtarët e lartë.

Pak ditë më parë Prokuroria e Elbasanit ia riktheu për hetim dosjen Prokurorisë për Krimet e Rënda.