Ronaldo është shpallur më i miri në botë për vitin 2017 nga “Globe Soccer Awards”.

Viti 2017 rezervoi një fund fantastik për Cristiano Ronaldon që u nderua edhe si lojtari më i mirë i vitit që po lëmë pas në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” në Dubai, pak kohë pasi fitoi The Best nga FIFA dhe Topin e Artë nga France Footbal.

Në garë për më të mirin ishin; Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos (Real Madrid), Leo Messi (FC Barcelona), Gianluigi Buffon dhe Paulo Dybala (Juventus) e Neymar Jr. dhe Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain).