Me marrje në pyetje të kryqëzuar të ekspertit Igor Kostov, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën e PSP “Trust”, në të cilin i dyshuari i parë është biznesmeni  Sead Koçan si edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Magedonisë.

Kostov në seancën paraprake tha se nga dokumentet e tenderit për furnizim të pajisjes, makinerive dhe automjeteve shihet se ato janë blerë, por se deri më 14.11.2011 në llogaritjet e “Transmet” nuk janë evidentuar as nuk ka pasur pagesë të profakturave.

Në seancën e fundit mbrojtja deponoi dokumente të reja si dëshmi që janë pranuar nga Gjykata dhe nga PSP.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.