Gjykimi për rastin “Treqind” në të cilin është akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski, është ricaktuar për më 19 shkurt. Për Popovskin do të gjykojë gjykatës i ri, e jo Lidija Petrovska.

Gjykatësja  Petrovska në seancën e sotme kumtoi se Popovski është në kondicion të mirë shëndetësor dhe do të mund të marrë pjesë në gjykimet për “Treqind”, pasi paraprakisht këtë e konfirmoi një ekspert pas dyerve të mbyllura.

Popovski akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike.

Sipas PSP-së, tenderi për blerje, servisim dhe mirëmbajtje të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së, ish-ndihmës ministri ua ka ndarë ndërmarrjeve të cilat nuk kanë pasur ofertë më të lirë, e çka e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 453.570 euro.