Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Dhunë në Qendër” në Gjykatën penale xhirohet me kamera.

Gjykatësja Tatjana Mihajlova në fillim të seancës deklaroi se gjykimi xhirohet me kamera dore, por vetëm xhirim vizuali, e jo edhe incizim tonik.

Avokati i të akuzuarve, Dimitar Dangov, reagoi pse po mbahen procesverbale në kompjuter kur seanca xhirohet me kamera. Ai në fillim të gjykimit kërkoi të gjitha procesverbalet e deritanishme nga seancat gjyqësore të nënshkruhen nga palët që të mund të kenë veprim juridik.

Në këtë moment dëshmon kryetari i deritanishëm i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në kohën e të cilit ka ndodhur dhuna gjatë seancës së këshillit të komunës Qendër.

Në seancë, mes të tjerëve, janë të pranishëm lideri i akuzuar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova.

Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski.

Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona. Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e PSP-së dhe vendosi se në procedurën e dëshmimit mund të shfrytëzohen regjistrimet nga bisedat e përgjuara.

Global