Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë për rastin “Sopoti” në të cilin dhjetë persona akuzohen për terrorizëm.

Ky rast është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij vitit ia ka dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast.