Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra ka nxjerrë nga salla e gjykimit të gjithë të akuzuarit.

Beqir Kalludra, kryetari i trupit gjykues në gjykimin e katër deputetëve të VV-së nxori nga salla të gjithë të akuzuarit e këtij procesi, por edhe deputetë tjerë të Vetëvendo

Përveç katër të akuzuarve Albin Kurtit, Faton Topallit, Albulena Haxhiut e Donika Kadaj Bujupit, nga salla e gjykatës u nxorën edhe Smajl Kurteshi, Sami Kurteshi Xhelal Sveçla, Salih Zyba e Adem Mikullovci.

Deputeti Smajl Kurteshi përjashtimin nga gjykata të të akuzuarve dhe deputetëve tjerë të VV-së e cilësoi turp, ndërsa kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra konstatoi se Smajl Kurteshi e ka fyer atë.

Ndërsa Sami Kurteshi i tha gjyqtarit Kalludra se gjykata nuk është jotja

“Ju bëtë gabim gjyqtar sepse thatë që mos hajdeni ma në seancën e mija, në gjykimet e mija, gjykata nuk është e juaja”, tha Kurteshi.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi konstatoi se gjykata është e popullit.

“Gjykata është e popullit, as e juaja, as e Kadri Veselit ka pas edhe përpara shqiptarë që kanë dënu shqiptarë dhe sot nuk janë më”, tha Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërsa Adem Mikullovci e quajti “cirkus” gjyqtarin kalludra.

“Mu duk një cirkuz, një komedi e dobët, një farsë, kjo duhet të ndërpritet se është gjykim politik”, tha Mikullovci.

Pas largimit të të akuzuarve dhe të tjerëve, gjykata vazhdoi leximin e provave, por më pa u dha pauzë.

sjes të pranishëm në gjykatë.