Gjykata Kushtetuese sot e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 66, nga rregullat për furnizim me energji termike, të sjella nga Komisioni rregullator për energjetikë, me të cilën në të vërtetë u vendos obligimi që qytetarët të cilët nuk e shfrytëzojnë ngrohjen qendrore të paguajnë kompensim.

Nga Gjykata thonë se për nenin 66 kanë vendosur në vitin 2013 dhe që atëherë iniciativa është hedhur poshtë.

Iniciativa në Gjykatë është parashtruar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut “No pasaran”.

Afër 12.000 amvisëri janë shkyçur nga sistemi për furnizim me energji ngrohëse çdo muaj paguajnë vlerë paushall në varësi prej sipërfaqes së banesës. Ata për disa vjet protestojnë para Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Gjykata sot e shfuqizoi nenin nga Rregullorja për dhënien e provimit për ndërmjetësues, Vendimin për përcaktimin e çmimeve për pastrimin e borës në Hanet e Mavrovës si dhe Vendimin për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Komunës Qendër për sjelljen e Planit të detajuar urbanistik për gjelbërimin qendror. Sipas Gjykatës, Këshilli i Komunës nuk mund të shfuqizojë plane urbanistike, por mund t’i ndryshojë planet.