Gjykata Kushtetuese e Austrisë sot i legalizoi martesat homoseksuale.

Sipas vendimit të Gjykatës, ndalesa e martesave homoseksuale e prish parimin e barazisë dhe autoritetet austriake më së voni deri në vitin 2019 do të duhet të fillojnë t’ju japin vërtetime çifteve homoseksuale.

Në vitin 2010 parlamenti austriak iu mundësoi çifteve homoseksuale të regjistrohen në partneritete qytetare, por jo edhe në martesë.

Me këtë vendim, martesat homoseksuale janë të barabarta me homoseksualët në 16 vende-anëtare të Bashkimit Evropian.