Gjykata Federale e Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit, ka marrë sot vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen që ka si të implikuar presidentin e Juventusit, Andrea Agneli, për raporte të palejuara me ultrasit.

Agnelit i reduktohet dënimi i mëparshëm me 1 vit jashtë stadiumeve, dhe përfundon sot, ndërsa i shtohet një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Po ashtu, Gjykata e Apelit ka vendosur edhe një gjobë prej 600 mijë eurosh për Juventusin, ndërsa tribuna e tifozëve ultras të “Curva Sud”, do të jetë e mbyllur në ndeshjen e parë në shtëpi për bardhezinjtë, që përkon të jeto ajo e 21 janarit të vitit 2018, ndaj Genoas.