Pasaporta e Tahirit nuk do të jetë më e bllokuar. Nga sot ish-miinstri mund të lëvizë jashtë vendit sa të dojë. Ky ëhstë vendimi që ka marrë sot Gjykata e Apelit, e cila i ka hequr ish-ministrit të Brendshëm bllokimin e pasaportës.

Masa e bllokimit erdhi disa ditë më parë me kërkesë të prokurorisë pasi dyshohet se Tahiri mund të largohej jashtë vendi, ashtu siç bëri disa javë më parë kur iku papritur në Gjermani edhe pse ishte nën hetim. Pavarëisht se është nën hetim nga Prokuroria, nga sot ish-ministri Tahiri ka rifituar lirinë për të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë që prej orës 14:00 Tahiri ndodhej në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, por pas vendimit të gjykatës ai doli dhe nuk tha asnjë fjalë. Ish-ministri i Brendshëm kishte apeluar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për bllokimin e pasaportës. Tahiri dhe avokati i tij pretendojnë se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re që Gjykata të marrë vendimin për t’i bllokuar lëvizjen jashtë vendit.