Një aplikacion telefonik izraelit i cili paralajmëroi për sulme raketore publikoi se disa projektilë nga Rripi i Gazës janë hedhur mbi disa lokacione në Izrael.

Sinjalet për njoftim për zjarr raketor janë aktivizuar sot në dy vende në Izrael, njoftoi armata izraelite.

Bëhet fjalë për rajonet jugore Hof Ashkelon dhe Shaar ha Negev. Pas kontrollit të sinjaleve, armata izraelite njoftoi se dy raketa, të gjuajtura nga Rripi i Gazës, nuk kanë mbërritur deri te territori izraelit.

Zjarri raketor është në kontekst të tensioneve rajonale për shkak të njohjes së Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp.