Modelet Gigi Hadid dhe Candice Swanepoel janë treguar “të pacipa” në fotot për kalendarin e fundit që supozohet të jetë humanitar.  Revista “CR Fashion Book” ka bërë një kalendar të ri që është edhe një speciale për Olimpiadën.

12 modele kanë pozuar me pajisje të ndryshme teknike në fitnes për t’u ilustruar në një publikim 13 muajsh që fillon në vitin 2017 dhe përfundon në dhjetor të vitit 2018. Gigi do të jetë sivjet edhe në kalendarin e Illustrates, por në këtë kalendar tregohet pak më “e pacipë”.

Ajo vjen shumë seksi dhe njëjtë edhe Candice Swanepoel dhe Halima Aden, të cilat duken po ashtu seksi. Në këtë kalendar shfaqen edhe modele të tjera, por asnjë s’janë më seksi se Gigi e Candice.