Kompania ruse e gazit “Gazprom” paralajmëroi se do ta dyfishojë investimin në gazpërçuesin “Rrjedha turke” në vitin 2018 në 3,24 miliardë dollarë.

Sipas agjencisë Blumberg, mjetet për aksin detar të gazpërçuesit do të dyfishohen, përderisa dukshëm do të rritet edhe investimi më i vogël në trasenë tokësore të gazpërçuesit në pjesën evropiane të Turqisë.

Gazpërçuesi duhet të transportojë gaz nën Detin e Zi, nga Rusia deri në Turqi, pas çka hapet mundësia për vazhdim të tij përmes Ballkanit deri në Evropën Perëndimore.

“Rrjedha turke” do ta anashkalojë Ukrainën, përmes së cilës tani kalon pjesa më e madhe e gazit rus për Evropë.

Edhe pse SHBA-ja dhe disa shtete në Bashkimin Evropian e kundërshtuan këtë gazpërçues, Rusia dhe Turqia tashmë po punojnë në vendosjen e gypave nën Detin e Zi, me ç’rast është ndërtuar një e treta e kësaj pjese kyçe të gazpërçuesit.