Teksa diskutimet se kush do të jetë prokurori i ri i përkohshëm i vendit, gazetari Arjan Çani i ftuar në studion e Ora News, tha se burimet kanë deklaruar se do të jetë prokuroria e Shkodrës, Arta Marku.

Edhe deputeti i PS-së, Alket Hyseni u shpreh se probabiliteti për të është i lartë.

Pjesë nga biseda:

Çani: Nga burimet që kemi pritet të jetë Arta Marku.

Hyseni: Probabiliteti për të qenë Arta Marku është i lartë sepse është një nga shtatë.

Çani: Shenjë e keqe shumë.