Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas, në Gazë u mbajt një tubim masovik, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa mijëra mbështetës u mblodhën në sheshin Al-Katiba në qendër të Gazës.

Në orët e pasditës të tubuarve do t’iu drejtohet kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh dhe udhëheqësi i Frontit Kombëtar për Çlirimin e Palestinës, Jamil Mezher.

Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas, u themelua më 14 dhjetor të vitit 1987, kurse themeluesi dhe udhëheqësi i parë, Sheikun Ahmed Yassin u vra nga izraelitët 7 vite më vonë.

Hamasi u themelua nga udhëheqësi i degës palestineze të Vëllazërisë Muslimane, nga e cila Hamasi trashëgoi parimet ideologjike.