Në Rripin e Gaës me një pjesëmarrje të gjerë u organizua ceremonia e varrimit e 4 dëshmorëve palestinezë, të cilët humbën jetën në sulmet ajrore dhe ndërhyrjet ushtarake të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prani të qindra personave sot u organizua ceremonia e varrimit të Mahmud el-Mısri dhe Mahir Ataallah të cilët u vranë gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e djeshme të organizuara në kufi të Gazës për të kundërshtuar vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin si dhe të Abdullah el-Atl dhe Muhammed es-Safedi, anëtarë të Brigadës İzzeddin el-Kassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Ceremonia e varrimit për dëshmorin Misri, i cili u vra në protestat e djeshme u organizua në Han Junus kurse pë Ataallah në qytetin Shejh Zuvejd.

Ndërsa trupat e pajetë të Atl dhe Safedi, të cilët humbën jetën në sulmet ajrore izraelite mëngjesin e sotëm, u morën nga spitali Shifa në perëndim të Gazës dhe me praninë e qindra personave u varrosën në varrezat e qytetit.

Në tre sulme ajrore të Izraelit ndaj rripit të Gazës, i cili ndodhet nën rrethim, dy palestinezë ranë dëshmorë.

Gjithashtu edhe në protestat e mbajtura në kufirin e Gazës, kundër vendimit të SHBA-ve për Jerusalemin, dy palestinezë ranë dëshmorë si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë izraelite.