Përleshje të dhunshme kanë ndodhur para ambasadës amerikane në Liban kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, transmeton Klan Kosova.
Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe ujëhedhëset për të detyruar zmbrapsjen e protestuesve me flamuj në duar.
Gjatë natës, edhe ministrat arabë dënuan vendimin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas saj, SHBA nuk mund të konsiderohen më tashmë si ndërmjetëse të paqes në Lindjen e Mesme.
Forcat e sigurisë krijuan barrikada në rrugën kryesore që të çon drejt kompleksit të madh diplomatik.
Por kjo nuk ishte e vetmja demonstratë, pasi njerëz të shumtë protestuan edhe jashtë Ambasadës amerikane në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, disa prej të cilëve me parulla ku lexohej “Palestina është në zemrat tona”.