Gennaro Gattuso ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Rijeka në Europa League

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso nuk ka ftuar katër yje të skuadrës për ndeshjen e radhës në Europa League.

Gigio Donnarumma, Suso, Franck Kessié dhe Ricardo Rodriguez janë lënë jashtë skuadrës.

Arsye për këtë besohet të jetë se italiani dëshiron t’i pushojë yjet e skuadrës, pasi ndeshja ndaj Rijekas nuk ka asnjë rëndësi, sepse Milan tashmë ka siguruar vendin e parë në Grupin D.

Lista e lojtarëve të ftuar: A. Donnarumma, Guarnone, Storari, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Musacchio, Paletta, Romagnoli, Zapata, Biglia, Gabbia, Locatelli, Montolivo, Zanellato, Cutrone, Forte, André Silva