Situata te kuqezinjtë e Milanit nuk është aspak e qetë, pasi trajneri Genaro Gattuso ende nuk po e vendos në shina ekipin e tij.

Pas humbjes së shëmtuar ndaj Veronës me rezultatin e thellë 3-0, Milani rikthehet në fushë këtë të shtunë kundër Atalantës së Etrit Berishës në “San Siro”.

“Nuk luajmë si një skuadër”, ankohet trajneri i kuqezinjve për lojtarët e tij, teksa u bën thirrje për të pasur një tjetër lojë kundër Atalantës, duke shtuar se: “Rrezikojmë një tjetër turpërim”.

Të gjithë duhet të japin më shumë dhe të tregojnë grintën e tyre në fushë. Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen, ndërsa grumbullimi në Milanello gjatë këtyre ditëve besoj se na ka bërë mirë”, tha Gattuso.