Avokati, Tomë Gashi ka thënë se hetimi ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës, vështirë se do të ndodhë.

Gashi në “Debat D Plus” , ka thënë se deklaratat e dy kryeministrave Ramush Haradinajt dhe Zoran Zaev, janë vetëm deklarative.

“Deklarata e z.Zaev sot në Kosovë ka qenë vetëm për ta qetësuar opinionin pasi që dihet se ai e ka të vështirë të ndërhyjë në punët e gjyqësorit në Maqedoni. Nuk besoj që ai do të heq dorë nga sovraniteti juridik, siç kemi hequr ne kur kemi votuar për Gjykatën Speciale, besoj që Zaev e dinë që një kërkesë për hetim ndërkombëtarë është e vonshme pasi që kanë kaluar dy vite”, ka thënë Gashi.