Shkruan: Dr.sc.Ilmi VELIU
Me 30 maj 2017, Gani Qarri, në një artikull te vetin shkruajti se në grupin e radikalëve mjekërrgjatë që punojnë e veprojnë në dobi të ISIS e që janë kundër flamurit shqiptar, është edhe patrioti e luftëtari i UÇK Mulla Jakup Asipi i Slupçanit të Kumanovës.
Gani Qarri po edhe dikush tjetër që e zen në gojë Mulla Jakup Asipin si person që ka qenë kundër flamurit kombëtar, bënë gabim trashanik dhe i hyn në hak patriotit më të madh që kan pasur këto anë dhe këta troje shqiptare. Unë personalisht po edhe shqiptarët tjerë që e kan njohur Mulla Jakupin dhe kan pasur rast ti përcjellin ligjëratat e shumta të dietarit të madh, asnjëherë nuk do të pajtoheshin me këta pallavëra që dikush me qëllim apo edhe pa qëllim ka dashur ti plasoi dhe të keqëpërdor emrin e Hoxhës patriot.
Unë përsëri jam i mendimit se i nderuari Gani Qarri e ka ngatërruar emrin e Mulla Jakupit me emrin e njëfarë spiuni serbo-rus, Armando Aliu, i cili prezentohet si hoxhë dhe para disa ditësh deklaroi se fetarisht na çenka e ndaluar për shqiptarët të festojnë ditën e flamurit. Ka edhe disa të tjerë mjekërroshë budallenj e analfabetë, që kan ecur vite me rradhë nëpër shkretirat e Afrikës, Pakistanit e Avganistanit; dhe tash, kur ata nuk kan mend për vehten e tyre, na shesin mend neve, duke u deklaruar kundër Historisë, traditës dhe kultures së lashtë shqiptare. Deklarohen edhe kundër figurave te medha shqiptare si Skënderbeut, Fan Nolit, Nënë Terezës,etj. që eshtë gabim shumë i madh.
Edhe unë reagova shumë ashpër kundër njëfar mjekroshi me emrin Armando Ali po edhe njëfar torrovoli trjetër që na përshëndetëte nga Gazimestani i Kosovës me tre gishta, e që eshtë përshëndetje serbe, i cili u deklarua se Skënderbeu na qenka me origjinë serbe. Jam forte i bindur se këta lloj personash nuk kan asnjë lidhje apo njohurie rreth fesë e kombit, dhe se janë të paguar fortë nga rrethe antishqiptare që të deklarojnë një gjë të tillë, si që janë të paguar edhe ata shqiptarë që shkojnë e lejnë eshtrat në Irak e Siri.
Këta lloj krijesash që prezentohen se janë shqiptar, janë shumë të rrezikshëm edhe për nga aktivitetet po edhe për nga pamja e tyre, sepse kapuçi që mban në kokë Armando, nuk eshtë model dhe uniformë e Islamit por eshtë uniformë slavo-serbe, që e mbajnë të gjithë besimtarët dhe priftërinjët e Serbisë-Greqisë e të Rusisë. Pastaj mjekrra e tij poashtu eshtë modeli greko-serbo-rus dhe nuk ka asnjëfarë lidhjeje me formën e mjekërrave myslimane.
Për këta lloj personash, të veshur me këta lloj uniformash, askush në botë nuk do të thonte se janë myslimanë. Ky lloj modeli i hoxhëve kan qenë shumë të dëmshëm e të rrezikshëm për shqiptarët, dhe shumë ua kan pare sherrin shqiptarët në kohën Osmane po dhe në kohën e Serbisë e Jugosllavisë së parë, duke deklaruar e propaganduar te shqiptarët se shkollimi eshte i ndaluar fetarisht dhe se shqiptari eshtë dashur të ruante vetëm delet e lopët. Pastaj edhe propagandimi i madh qe shqiptarët të shpërnguleshin për në Turqi,duke thene se ata i takojnë besimit turko-osman.
Pra, Gani Qarri me shokë,ju lus edhe njëherë që të mos e ngatërroni patriotin e madh shqipëtar -Mulla Jakup Hasipin,luftëtarin e UÇK me hoxhët ruso-serb, si qe eshtë Armando Aliu me shokë, të cilët paguhen nga rusët e serbët që të fusin ndasi në baza fetare në mes të shqiptarëve dhe ti udhëzojnë ata drejt prapambeturisë e përqarjes fetare. Për Mulla Jakupin, tek shqiptarët,besimi përfaqësonte fenë dhe Flamuri e gjuha kombin. Ai ishte ne të njejtat staza me hoxhët e mëdhenjë shqiptarë të së kaluarës, si Rexhep Shipkovica, Nashyt Zajazi, Hoxhë Tahsini, Sami Frashëri, Ali Ulçinaku, Ali Korça, etj. që thonin se ,,Pa vatan nuk ka iman,, pa atëdhe nuk ka as fe.
Rrnoftë Mulla Jakupi, rrnoftë dita e Flamurit shqiptar,rrnoftë Skënderbeu e Nënë Tereza…..