Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka përfunduar numërimin e votave të balotazhit të përsëritur për kryetar të Komunës së Istogut.

Pas numërimit të 100 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, fitues del kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të kësaj komune, Gani Dreshaj.

Dreshaj i AAK’së ka fituar 10.241 vota ose 50.1 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij, Haki Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 10.189 vota ose 49.9 për qind.

Rivotimi në këtë komunë është bërë pasi Gjykata Supreme kishte vërtetuar ankesën e LDK’së se kishte pasur manipulim të votave me postë, vota këto që ishin për kandidatin e AAK’së, Gani Dreshaj.