Nga mediat italiane raportohet se Milan ka anuluar festën e Krishtlindjeve pas humbjes 3-0 ndaj Veronës të dielën.

Sipas “Sy Sport Italia”, lojtarët, bashkë me familjet e tyre, trajnerët dhe drejtorët duhet të hanin darkë së bashku gjatë mbrëmjes së hënë.

Por, për shkak të kohës së vështirë që po kalon klubi kuqezi, “Sky” pretendon se mbrëmja festive është anuluar. Ky duket si një ndëshkim për kuqezinjtë, të cilët po zhgënjejnë drejtuesit dhe tifozët me rezultatet e dobëta.

Ndeshja e radhës për të besuarit e Gennaro Gattusos do të jetë të shtunën, ndaj një kundërshtari të fortë si Atalanta.