Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët sot edhe zyrtarisht deponuan dorëheqjet e tyre në Qeveri.

“Tre zëvendësministrat e qeverisë dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë dorëzuan dorëheqjet në Arkivin e Qeverisë, ndërsa pritet që të tërhiqen nga postet e tyre edhe tetë drejtorë të tjerë, pra që i bie gjithsej të ketë 12 apo 13 funksionarë nga pozitat udhëheqëse”, tha Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët për televizioni Alsat-m.

Dorëheqje parashtruan zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, Transportit dhe Lidhjeve, Punës dhe Politikës Sociale Arta Toçi, Ramzi Memedi dhe Elmi Aziri, si dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë Zulfi Adili, tri ditë pasi kryetari i partisë Zijadin Sela ju bëri thirrje për një hap të tillë.