Nëse ju është bërë monotone frizura aktuale dhe dëshironi të freskoni imazhin tuaj, ekspertët këshillojnë që të zgjidhni frizurën bob të gjatë aktualisht shumë moderne.

Këtë frizurë të thjeshtë dhe të sofistikuar damat thjesht e admirojnë.

Frizura e këtillë do të freskojë pamjen tuaj dhe do t’i japë imazhit tuaj një notë moderne.

Kërkoni nga frizeri t’ju shkurtojë flokët për një nuancë më shumë nga prapa, në mënyrë të xhufkat e para të jenë më shumë të valëvitura.

Tharja e thjeshtë me tharëse flokësh me brushë të madhe pas larjes së flokëve është më se e mjaftueshme. Gjithashtu mund të përdorni figaro më të trashë me të cilën do t’i mbështillni vetëm pjesët e poshtme të flokëve.

Gjatë ditëve të ftohta freskojini flokët tuaj me paketim të thellë.

Ajo që është më e mirë ta bëni këtë frizurë, nëse nuk dëshironi t’i shkurtoni flokët, është që flokët të mbeten mjaftueshëm e gjatë që të mund t’i lidhni flokët tuaja në formë bishti apo gërshetë në maje të kokës.

Global