Mediat kroate raportojnë për një kërcënim që iu ka ardhur gjashtë tifozëve nga burgu në Serbi.

Ndër të burgosurit në Burgun Qendror në Beograd janë kriminelët më mizorë të profileve të ndryshme, dhe për pak kohë ata do të takohen me tifozët e Splitit të cilët shkaktuan trazira në ndeshjen Partizani – Crvena Zvezda.

Ashtu siç shkruajnë mediat kroate, huliganët kroat që janë arrestuar për 30 ditë në Qendrën e Burgut, morën kërcënimet e para nga disa të burgosur.

Kroatët po frikësohen se atyre do t’iu ndodhë diçka në burgë.

Dënimi i mundshëm për tifozët është deri në 15 vite për krim të rëndë në stadiumin e Partizanit.