Nga Skënder MULLIQI 
Koha moderne na ka sjellur një jetë shumë  me ndryshe. Sot, shumica po ballafaqohen më sfida të modernitetit siq është dinamika jetësore, shqetësimet shpirtërore , stresi, sëmundjët bashkëhore nga ushqimet e ndryshme të cilat nuk janë me bio  siq ishin dikur.Të gjitha këto dhe shumë qka tjetër ka bërë që të jetojmë në frikë gadi përmanente.Sot, lidhemi me njerëz më shumë nga frika që na sjellë përditshmeria jonë më plotë sfida .Bashkohemi më njerëz nga frika së mos mbetemi vetëm , nuk largohemi , ose largohemi nga ata nga frika ekzistenciale .Me vite kryejme punë nga frika së mos po mbesim pa asnje metelikë në xhep.Shpesh konsumojmë ushqim të cilin nuk e kemi shumë për deshirë, por e konsumojmë nga frika së mos po e humbim shëndetin.Disa i lutën Zotit nga frika që  tu bëhet jeta më e mirë , jo nga besimi që e kan në Zot, dhe kështu sillemi në rreth…
Ne, shpesh ne vete i bëjmë pyetje veti: A po e bëjmë këtë punë apo tjetrën nga dashuria për te , apo nga frika ?Nga frika për ekzistencë punojmë, e zgjedhim lokacionin ku do të jetojmë , durojmë sfidat dhe të gjitha përjetimet tjera? Është kohë kur po shfaqën dhe kur po ndëgjojme për sëmundje të rënda të pasherueshme , të cilat ndikojnë shumë në psikën dhe mendjen tonë , frika pastaj  na bëhët pjesë e jetës sonë , na bëhët problem ekzistencial. Nuk mund të lirohemi kurrë më nga varësia e frikës për shëndetin dhe të ardhmen e familjës tonë .Nuk ka gjë më keq kur shkaktar i ndonjë sëmundjeje apo i vdekjës bëhët frika.Nuk ka gjë më keq së kur  na pushton ankthi dhe frika .Shumica e njerëzve sot në Kosovë i ka pushtuar frika për të ardhmen e tyre . Po jetojnë më frikën e madhe së si do ta presin fundin e muajit. Kur frika futet në trupin dhe mendjen tonë , gjerat sigurisht së nuk na shkojnë ashtu siq i kemi planifikuar . Në njerën anë e këmi nxehtë, në njerën anë ftoftë, njëherë më mirë , e shpesh më keq, dhe në anën tjetër frikën e cila zor së largohet në këto kohë të vështira …
Shoqëria qfarë po e ndërtojmë po ndikon që të kemi frikë , po ndikon që mos të na largohet frika të paktën për një kohë.Mirë do të ishte që të lirohemi nga frika , ta luftojmë ate , mos të na mund ajo duke na krijuar mvarësi, duke na sunduar krejt qenjën tonë , duke na tërhequr në anën më të keqe të mundshme të jetës dhe të punës. Frika na tjeterson nga dashuria për tjetrin , bën që ta humbim dinjitetin dhe përsonalitetin tonë .  Frika është armiku më i madh i të gjitha procesve biologjike.Frika na  i dëmton organet , na i shuan ëndrrat për jetë më të mirë dhe më të begatshme . Na humb racionalitetin e të menduarit, nuk kemi mundësi të marrim vendime të mira …Dallon shkalla kur merret ndonjë  vendim  nga frika, apo dominon logjika e shëndosh dhe racionaliteti i të menduarit për gjerat të cilat na bëjnë të lumtur.  Të mendojmë sa më shumë pozitivisht për jetën , të punojmë nga dashuria për profesionin të cilin e ushtrojmë  , e jo nga frika së qka mund të na ndodhë neser.Kur ndjenja e dashurisë është e madhe , ka mundësi të mundet frika .Nese bazohemi në parimet që i sjellë frika , kjo është menyra më keqe e manipulimit tonë . 
Sfidat që po na I sjellë jeta  në Kosovë , janë bërë tëpër të vështira , janë bërë vërtet  frikësuese për ne dhe të ardhmën e fëmijëve tanë. Nuk ka njeriu si të jetë indifernt kur shumica nuk I kan kushtet për një jetë normale .Kur njeriu nuk ka një punë , sigurisht së shqetësimi dhe frika bëhën automatikisht prezente në shpirtin dhe mendjën e tij. Nuk jetohet gjithmonë më iluzionin së një ditë do të bëhët mirë, e nuk po bëhët.
Frika na është instaluar , frikën e kemi fituar nga ata të cilët pushtetin dhe shtetin e shfryëzuan për vete dhe familjët e tyre . Po jetojnë më mundin dhe djersën e njeriut të thjeshtë .Këta njerëz të cilët po e udhëheqin Kosovën  që shumë kohë , nuk do të duhej të ishin krenarë më punën e bërë, përkundrazi ishte dashur të ndihen të turpëruar së na çfarë deregje e kan pru popullin dhe vendin e vet. Dashje apo pa dashje janë duke bërë gjëra të liga , të cilat nuk po i llogarisin, apo edhe  nuk po dëshirojnë ti llogarisin, e për këtë do të duhej të ishn së paku  të ndërgjegjshem dhe të përgjegjshem para Zotit dhe para popullit. Secili kur don e ka mundësinë që ta kuptojë dallimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Kjo elitë nuk i ka matur mirë apo nuk ka dëshiruar ti matë mirë veprimet njerëzore, duke vendosur një kod të së drejtës .Interesat  kan bërë që këta të gabojnë rëndë, që ta humbin torruan para të mirave materjale , ta humbin njerëzillëkun .Sigurisht së dinë ta dallojnë së cila është e mira dhe cila është e keqja për shtetin dhe  për kombin…Kjo është  shumë e