Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po kthehet drejt kryeministrit grek Aleksis Cipras, si një nga politikanët e rrallë evropian me të cilin ka bashkëpunim të mirë, vlerëson gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” (FAZ) me rastin e vizitës së sotme të shefit të shtetit turk në Greqi.

“Erdoganit i nevojitet Ciprasi. Në këtë moment, (Donald) Tramp dhe Erdogan po heqin dorë njëri prej tjetrit, derisa Cipras ka marrëdhënie të mira me presidentin amerikan dhe nuk e fsheh këtë”, shkruan FAZ.

Sipas gazetës, në një mënyrë edhe Erdogani edhe Cipras i mobilizojnë përkrahësit e tyre në mënyrë të ngjashme.

“Cipras i ndan njerëzit në të pasur dhe të varfër, ndërsa Erdogani i ndan në synitë besimtarë dhe jobesimtarë”, vlerëson “Frankufrter Algemajne Cajtung”.

Gazeta gjermane njofton se çështjet e hapura mes dy vendeve e përfshijnë edhe kontestin rreth ekstradimit të tetë oficerëve turq të cilët kërkuan azil në Greqi pas grusht shtetit të pasuksesshëm në vitin 2016, si dhe garën në armatimin.

Turqia ishte pjesë e projektit për zhvillim të gjuetarëve më bashkëkohorë amerikanë F-35, në çka Greqia u përgjigj me projekt për modernizimin e aeroplanëve të saj F-16, për çka, megjithatë, sipas gazetës, Greqia me siguri nuk do të ketë mjaft para.