Duket se Mario Balotelli nuk do të lëvizë nga Franca dhe do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës Nice.

Sulmuesi italian i ka bindur drejtuesit e klubit pasi është bërë sulmuesi kryesor i skuadrës, transmeton Express.

Balotelli vetë e ka pranuar se shpreson të rikthehet te ndonjë top skuadër.

Por, Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere, ka thënë se largimi i tij është i pamundur, edhe pse në fillim të dhjetorit pati thënë se do të jetë e vështirë për skuadrën e tij ta mbajë një sulmues të kalibrit të Marios, që kërkon pagë të lartë.

“Jo, është e pamundur, është e paimagjinueshme [të largohet ai]. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Rivere.