Franca ka urdhëruar mbylljen e një supermarketi hallall në Paris, pasi ai nuk ofronte shitjen e mishit të derrit dhe të alkoolit.

Gjykata tha se supermarketi i quajtur “Good Prince” nuk u përshtat me kushtet e tregut, i cili kërkonte të shërbehej si një “shitore e ushqimeve të përgjithshme”.

Autoritetet lokale thanë se gjoja se banorët lokal “u ankuan” pse aty nuk shërbeheshin të gjitha mallrat që ata i konsumonin, e që këtu hynin alkooli dhe mishi i derrit.

Edhe pse pronari i supermarketit u ankua dhe dha fakte se alkooli nuk bën pjesë në ushqime/pije të domosdoshme, dhe se ai nuk e kishte për obligim ta shiste atë, kjo nuk mjaftoi dhe dyqanit iu vy dryri.

Përvec kësaj, biznesi u detyrua të paguajë 4000 Euro për shumën e shpenzimeve gjyqësore./mesazhi