Franca ka planifikuar të forcojë masat e sigurisë gjatë festimit të Vitit të Ri.

Plot 140 mijë oficerë sigurie do të vendosen në gjithë vendin për mbarëvajtjen e sigurisë në rast të ndonjë incidenti ose agresioni të mundshëm.

Ministria franceze e Punëve të Brendshme ka theksuar se në kontekstin e kërcënimeve terroriste në rritje, prioritet është garantimi i sigurisë së francezëve dhe turistëve, si dhe festimi i festës në një atmosferë paqësore.

Forcat policore janë të përqendruara në qytetin Parisit, ku tradicionalisht organizohen mbrëmje festive në rrugë.

Një vit më parë Franca u trondit nga një sulm terrorist në Nisë, ku mbetën të vdekur 86 të vdekur dhe 450 të plagosur.