Mediat koreanougore raportojnë për kontrabandë nafte mes Koresë së Veriut dhe Kinës duke shpërndarë me këtë rast edhe fotot përkatëse.

Që nga muaji tetor raportohen 30 raste dhe mënyra e kontrabandimit është rreshtimi i çisternave kineze me njësi detare të Koresë së Veriut në Detin e Verdhë.

Fotot satelitore janë shpërndarë nga agjencitë amerikane dhe konfirmojnë se Pekini zyrtar po mban në jetë regjimin Korean.

Ky është një fakt që shërbehet në media pak kohë pas njoftimeve për zhvillimin nga Pheniani të edicioneve të reja të raketave balisitike bazuar në projektime ruse. Kina dhe Rusia evidentohen këtu si vende që furnizojnë Korenë e Veriut në kundërshtim me sanksionet e OKB-së të cilave u janë bashkuar.

Muajin e kaluar mediat perëndimore i kushtuan shumë vëmendje sukseseve teknologjike të Phenianit, që duket se janë me ndihmë të huaj.